📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ibrahimaj 1 1024x632
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin për rikthimin e Bordit të Transparencës. Lajmin e bëri të ditur sot pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Ibrahimaj tha se nga vlerësimi i situatës në treg, u pa e nevojshme rikthimi i Bordit me qëllim fuqizimin dhe njëherë të uljes mekanike me 20% të taksës së akcizës sapo çmimi kalon vlerën 220 lekë. “Deri pak më parë ishim të pavendosur për ngritjen e bordit, por duke qenë se çmimi prej dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër… Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet. Mekanizmi i vetëm të cilin ne mund të aktivizonim, ishte ringritja e Bordit të Transparencës. Afati është deri në përfundimin e vlerësimit tonë mbi nevojën për të pasur bordin”, tha Ibrahimaj. Bordi i Transparencës u ngrit më 19 mars të këtij viti, pas shpërthimit të konfliktit SHBA-Iran që preku drejtpërdrejt çmimet e hidrokarbureve në nivel global. Bordi qëndroi në fuqi për 3 muaj, ndërsa vendimin e parë e dha më 26 mars, për uljen e çmimit të naftës në 203 lekë për litër. Por për shkak të çmimeve që vetëm rriteshin, më 3 prill qeveria ndërhyri duke ulur me 20% akcizën kur çmimi i naftës kalonte mbi 220 lekë për litër dhe kur benzina ishte mbi 200 lekë për litër. Me reduktimin e akcizës ulej automatikisht edhe TVSH-ja duke qenë se është taksa fundore që aplikohet mbi çmimin e produktit. Me shfuqizimin e Bordit të Transparencës, u shfuqizua dhe ulja e akcizës ndërsa prej 2 javësh tashmë, çmimi në tregun me pakicë e ka kaluar vlerën 220 lekë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights