📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gjykata speciale UCK Hashim thaci kadri veseli rexhep selimi jakup krasniqi 768x431 1 1 696x391 1 sd 696x392

Taulant Balla 

KY VENDIM SOT NUK ËSHTË DREJTËSI!
NUK ÇBËHET DOT HISTORIA E LAVDISHME E UÇK KËSHTU!
PADREJTËSI!
Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë! Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb 🦅🇦🇱

Gazment Bardhi :

E PABESUESHME!
E PAPRANUESHME!
Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT!
Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS.
Përjetësisht me UÇK-në!🇽🇰🇦🇱

ShkelqimHajdari

Seancë urgjente, e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, para se situata të dalë jashtë kontrollit!
Provokim i rëndë për popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar në tërësi!

Trup gjykues i turpshëm!

Asnjë një fjalë për luftën e drejtë të UÇK dhe popullit të Kosovës, asnjë fjalë për gjenocidin e Serbisë!

Sot, fjalët e kryetarit te trupit gjykues, “Në emër të popullit të Kosovës” peshojnë rëndë, ndërsa zëri i mijëra shqiptarëve ngrihet nga Prishtina deri në Hagë, në mbështetje të atyre që i konsiderojnë çlirimtarët e Kosovës. Një kontrast i dhimbshëm mes emrit të popullit dhe zërit të tij në shesh, por edhe krenari e palëkundur për luftën, sakrificën dhe lirinë e Kosovës

Beteja për drejtësi vazhdon!


Bajram Begaj

Trishtim i thellë për vendimin e sotëm.

Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!

Liria ka emër”, shkruan Begaj.


Klevis Balliu:

Sot është një moment historik dhe kritik për të vërtetën.

Prej vitesh, heronjtë e luftës çlirimtare të Kosovës mbahen padrejtësisht peng nga një proces gjyqësor që rëndon mbi një institucion ku, sipas të dhënave të bëra publike, rreth 80% e stafit janë serbishtfolës.

Akuzat ndaj tyre për krime lufte janë jo vetëm absurde, por rrezikojnë të shndërrohen në një padrejtësi të dytë historike ndaj shqiptarëve të Kosovës: ndaj foshnjave të vrara në djep, nënave dhe motrave të përdhunuara e të torturuara, familjeve të masakruara dhe atyre burrave që morën armët për të mbrojtur shtëpinë, familjen dhe tokën e tyre nga një pushtues brutal.

Në atë kohë, bota heshti me turp. Derisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre thanë: MJAFT! Dhe ndërhynë për të çliruar një tokë që po digjej nga barbarizmi.

UÇK-ja ishte formacioni i shpresës për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt Perëndimit. Sot, Kosova është një nga demokracitë më të konsoliduara në rajon, ndërsa Serbia vazhdon të qeveriset nga një establishment që glorifikon të kaluarën kriminale të regjimit të Millosheviçit, nderon figura të lidhura me krimet e luftës dhe toleron retorikën nacionaliste e kërcënimet ndaj fqinjëve.

Është një ironi e dhimbshme e historisë që në Hagë të gjykohen ata që luftuan për të mbrojtur popullin e tyre, ndërsa figura të regjimit që urdhëroi dhe propagandoi luftërat e përgjakshme të viteve ’90 vazhdojnë të luajnë role në politikën serbe.

Sot, në sytë e Zotit, të kombit shqiptar dhe të çdo qytetari që beson te liria, demokracia dhe vlerat perëndimore, duhet thënë qartë: drejtësia nuk mund të jetë selektive.

Gjykata Speciale sot nuk vendos vetëm për fatin e disa prej figurave kryesore të UÇK-së. Ajo vendos edhe për fatin dhe kredibilitetin e vet.

A do të mbetet një gjykatë e drejtësisë dhe e së vërtetës, apo do të mbahet mend si një gjykatë që relativizoi viktimën dhe vendosi në bankën e të akuzuarve ata që luftuan kundër një regjimi gjenocidal?
Historia nuk mund të rishkruhet.

Rroftë UÇK-ja!

Rroftë Kosova!

Rroftë kombi shqiptar!


vazhdon…

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights