Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti.
Mësohet se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, e për pasojë është shembur një godinë njëkatëshe.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për viktima, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.
Mirëpo, si pasojë e shpërthimit kanë marre lëndime 3 punonjës të karburantit. Në momentin e shpërthimit kanë qenë duke furnizuar me gaz një automjet.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
Policia, me anë të një lajmërimi për mediat bën me dije se në një karburant tek Brryli, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, gjatë kohës që po furnuzohej me karburant një automjet.
Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë/Informacion paraprak
Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.
Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftojnë uniformat blu.
