📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
112046b1 220e 42f7 8cb4 d846a4902946

Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Patisia të Athinës.

Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorrin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr.

Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjecarit dhe dyshon se motivet janë të tjera. Për këtë po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.

Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjecarit, kur dy persona që udhëtonin me motorr hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan.

Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights