📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 1 9 696x465

Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me gjithsej nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Delegacioni kosovar në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare ishte më i madhi deri më tani, me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 vajza, të cilët garuan në 21 sporte.

Donjeta Sadiku në boks dhe Islam Selmani në karate u shpërblyen me medalje të arta, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Xhudoja ishte sporti që i solli më së shumti medalje Kosovës në këtë edicion. Gjithsej pesë medalje u fituan nga xhudistët kosovarë. Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa medaljet e bronzta i fituan Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë, Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Dy medalje të argjendta për Kosovën erdhën edhe nga peshëngritja, ku Kianoush Rostami fitoi medalje në dy stilet e garimit, shkëputje dhe shtytje.

Kështu, Kosova e përmbylli garimin në “Taranto 2026” me dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Në Lojërat Mesdhetare të këtij viti morën pjesë 26 shtete, ndërsa në gara u përfshinë 3 mijë e 803 sportistë, 2 mijë e 189 prej tyre meshkuj dhe 1 mijë e 614 femra. Garat u zhvilluan në 33 disiplina sportive dhe në 28 ambiente garuese.

Italia kishte delegacionin më të madh, me 497 sportistë, ndërsa pas saj ishte Turqia me 335 garues.

Prishtina do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, në një prej ngjarjeve më të mëdha sportive që do të organizohen ndonjëherë në Kosovë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights