Dy raste të përdorimit të lëndëve plasëse janë raportuar në qytetin e Durrësit.
Referuar informacionit paraprak të Policisë së Durrësit, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali rreth orës 03:50. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë një tjetër lëndë plasëse është hedhur në anë të rrugës Plepa – Ndroq në derën e garazhit të një automjeti. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:30 dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.
Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, raporton policia.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rasteve si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
