Transporti publik në Tiranë pritet t’i rikthehet kapacitetit të plotë, pas marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe shoqatave të transportit.
Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban kanë rënë dakord me kushtet e propozuara nga qeveria për përballimin e situatës së krijuar nga rritja e çmimit të naftës.
Sipas marrëveshjes, qeveria do të ofrojë subvencion për naftën për një periudhë 3-mujore.
Ndërkohë, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e djeshme flota e autobusëve u reduktua me 20-30%, duke shkaktuar kaos te qytetarët.
