Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi B.R i cili ndodhet në spital
“Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.
