📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Linja urbane 647x450

Paralajmërimi i operatorëve të transportit publik u bë realitet këtë 1 shtator. Shoqatat e Transportit Urban kanë reduktuar me rreth 30% flotën e autobusëve në qarkullim, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe.

Masa ishte njoftuar një ditë më parë nga operatorët, të cilët argumentojnë se kostot e larta të operimit dhe veçanërisht çmimi i karburantit e kanë bërë të papërballueshëm funksionimin me kapacitet të plotë.

Përfaqësues të shoqatave të transportit publik deklarojnë se reduktimi lidhet drejtpërdrejt me mungesën e mbështetjes financiare nga institucionet, të cilën e kërkojnë prej kohësh.

Operatorët kërkojnë zgjatjen e periudhës së kompensimit të naftës dhe realizimin e kompensimit të parashikuar prej 50 lekësh për litër. Sipas tyre, pavarësisht kërkesave dhe komunikimeve të vazhdueshme me institucionet, një pjesë e kompensimeve nuk është realizuar ende.

Reduktimi i flotës pritet të sjellë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët; më pak autobusë në qarkullim, intervale më të gjata pritjeje dhe mbingarkesë të mjeteve që do të vijojnë shërbimin.

Operatorët thonë se nuk bëhet fjalë për mungesë vullneti për të ofruar shërbimin, por për pamundësi financiare për të operuar me 100% të flotës.

Ata i kërkojnë qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e situatës dhe rikthimin sa më shpejt të kapacitetit të plotë të transportit publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights