📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Progetto senza titolo 8 696x464

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Tërbaç, zjarr i cili u përhap edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke të mbjellë, bimësi të egër dhe pyjore.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 26 gusht, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në Tërbaç. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë shkuan në vendngjarje dhe, krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, nisën hetimet për përcaktimin e shkakut dhe identifikimin e autorit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe administrimit të provave materiale, u identifikua si autor i dyshuar shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në Tërbaç, i cili u arrestua në përfundim të veprimeve procedurale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Policia e Vlorës apeloi për qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo qëllime të tjera, ndërsa i ftoi të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights