📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 63 1024x575
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krutje të Lushnjës, ku një person dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babanë. Sipas të dhënave paraprake, pas ngjarjes autori, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, u largua nga vendi i krimit. Pas rreth një orë nga kryerja e krimit, ai u arrestua në Grecalli, Fier, teksa po shkonte tek e motra. “Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zhymë, Lushnjë, ju informojmë se: Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të autorit, i cili paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes. Shtetasi F. D., 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj“, njoftojnë uniformat blu. Raportohet se 77-vjeçari është transferuar në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights