📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1722928714 policiaoperacioniflagranca
Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar nga fshati Kodërbojë i Pukës, pasi dyshohet se ruante i armatosur një parcelë me bimë narkotike. Gjatë kontrolleve të territorit për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike. Pranë parcelës, efektivët kanë konstatuar një person të armatosur, i cili është larguar me shpejtësi sapo ka parë forcat e policisë. Pavarësisht urdhrit për të ndaluar, 30-vjeçari nuk i është bindur policisë dhe është larguar, duke përfituar dhe nga terreni i vështirë. Një prej efektivëve ka qëlluar në ajër për ta paralajmëruar që të ndalonte, por ai ka mundur të largohet. Pas veprimeve hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e tij si shtetasi me inicialet K. L.. 30-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri. Aktualisht vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike. Njoftimi i policisë Pukë / Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, pasi ishte i armatosur, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari. Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kodërbojë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, më datë 22.08.2026, konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike. Gjithashtu, në afërsi të parcelës, konstatuan një shtetas të armatosur, i cili, pasi ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili u shpall në kërkim. Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të konstatuara në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri. Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights