📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
5d3f845b 00ff 4530 860d 9e8d39758220 696x464
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban konferencë për mediat sot në 24 gusht. Berisha e nisi konferencën me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kreu i qeverisë dhe vartësit e tij duan të vjedhin 130 milionë euro në Aeroportin e Vlorës. “Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty,  se aeroporti i Vlorës shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve, e flamingove dhe zogjve të tjerë të asaj zone. Prandaj edhe ne e spostuam, do e ndërtonim tek kthesa e Levanit. I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017. Jo, i thanë, nuk ndërtohet këtu. Këta e ndërtuan. Ku mund të pengoheshin ata para 130 milionë vjedhje së bashku. Prandaj dhe ajo e merr çdo javë dhe i thotë 60 përqind je ti në dosjet e mia. Absolutisht. Dhe ky sillet si Konstandini me Dhoqinën, keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë. E thotë populli. Nuk e lëshon Dhoqina këtë. Harrojeni. Jo, nuk e lëshon. Të dy do shkojnë bashkë aty ku e meritojnë”, tha Berisha. Më tej, foli edhe për platformën Pasqyrë Albania”, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha deklaroi se kjo platformë është mashtrimi i radhës i kreut të qeverisë. “Pasqyra është që tani e verbër, është një mur për të mashtruar qytetarët. Edi Rama, i damkosur botërisht dhe kombëtarisht, besoj e keni marrë vesh, temperaturat e urrejtjes kombëtare ndaj Edi Ramës janë më të larta se temperaturat e mjedisit. Urrejtja kombëtare ndaj tij, nuk ka termometër që e mat. Por e tillë po bëhet urrejtja ndërkombëtare ndaj tij. Dhe ky njëherë nxjerr Besën, herë tjetër nxjerr Ndorjen, herë tjetër nxjerr Kanunin, tani nxori Pasqyrën. Kush i beson atij? Cili korrupsion, më thoni ju mua, cilin akt korruptiv parandaloi Diella? Zero. As nuk ekziston edhe një çip në përbërjen e saj që mund t’i japë një mundësi të tillë. Zero. Ka zero urtësi artificiale Diella. Pra, Pasqyra e Edi Ramës është mashtrimi i fundit i tij sepse siç e shihni është i rrënuar, besoj se e keni pare”, u shpreh kryedemokrati. Foli edhe për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, duke theksuar se partia do të kthehet tek anëtarët e mbështetësit. “Platforma, apo do t’i referohemi Ripërtëritja, është një proces i gjithanshëm i kësaj partie. Në rastin konkret, komunikimi, roli, hapësirat për anëtarin dhe mbështetësin e PD, do të jenë objektivat më të afërta të saj. Pra, janë bërë studime të rëndësishme, janë nxjerrë konkluzione dhe mbi bazën e tyre do të ndodhë ajo që ne e kemi quajtur Ripërtëritje! Por në rastin konkretin partia rikthehet tek anëtarët, mbështetësit, roli, funksionet, idetë, veprimtaritë e tyre”, nënvizoi Berisha.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights