📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zjarret 280824 home 696x464

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 të tjera mbahen nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Operacionet janë mbështetur nga Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, një ekskavator të rëndë me zinxhir, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Angazhimi operacional vijon në disa qarqe, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës.

Në Malin e Dajtit, vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, në Bashkinë Pukë, ndërhyrja vijon me forca vendore dhe të Forcave të Armatosura. Gjatë ditës së sotme janë dislokuar edhe 40 efektivë të FA-së dhe një helikopter për mbështetje nga ajri. Situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, vatra në Prozhëm vijon aktive dhe po punohet për izolimin e saj.

Në qarkun Dibër, vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafë të Helmës, ndërsa vatra në Bërshi mbahet nën mbikëqyrje.

Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive, ndërsa vatrat në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe mbahen nën monitorim.

Strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor vijojnë monitorimin e situatës dhe angazhimin në terren, me prioritet izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive, si dhe parandalimin e riaktivizimeve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights