📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Europaaa

Mes vapës përvëluese, Italia dhe Spanja janë përballur edhe me një valë reshjesh të dendura dhe përmbytjesh, që gjithsesi nuk e kanë përmirësuar situatën e zjarreve.

Ky filmim nga Liguria tregon sesi erërat e fuqishme që i përngjajnë një uragani morën përpara tavolinat dhe karriget e bareve e restoranteve në një shesh publik. Është dëshmi e një vale të motit të keq me reshje të dendura që ka përfshirë këtë zonë të vendit, që ka shkaktuar edhe përmbytje.

Veç përmbytjeve, vala ka shkaktuar edhe bllokime të disa rrugëve për shkak të rrëshqitjes së dherave, ndërsa në rajonin e Toskanës ka pasur edhe probleme në furnizimin me energji elektrike.

Më e vështirë është situata në Barcelonë, ku të paktën 7 persona mbetën të plagosur nga shembja e mureve si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve, ndërsa mbi 300 persona u evakuuan urgjentisht.

Për ironi, reshjet e dendura nuk i kanë fikur vatrat e zjarreve. Flakë masive vazhdojnë të jenë aktive në jugun e të dyja vendeve, si në Kalabri dhe Segorbe të Spanjës, por edhe në shtete të tjera evropiane.

Shumë vende të kontinentit, si Greqia, Serbia, Kroacia, Franca e Belgjika, po përballen me vatra të mëdha që rrezikojnë edhe banesa. Vera e këtij viti po shndërrohet në një nga stinët më shkatërruese të zjarreve në histori, me mbi 600 mijë hektarë të djegur në të gjithë kontinentin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights