Ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo deklaratë u bë nga avokati i tij, Henrik Ligori dhe vjen menjëherë pasi 117 deputetë të parlamentit shqiptar, i dhanë dritën jeshilë SPAK për t’i vënë prangat e për të ushtruar kontrollet personale ndaj tij e shtëpisë së tij.


Zhveshjen e Ahmetajt nga imuniteti, përfaqësuesi ligjor e konsideroi një vendim të pritshëm.

Megjithatë i takon organeve ligjzbatuese, prokurorisë e policisë së shtetit të konfimojë nëse ai gjendet brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pasi kuvendi i votoi për heqjen e imunitetit dhe kontrollit personal për ish zëvendës kryeministrin, tashmë pritet që ky vendim t’i kalojë prokurorisë speciale, e cila nga ana e vetë do t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për t’i caktuar masën e sigurisë.

Menjehërë pasi togat e zeza të japin vendimin e masës së sigurisë, atëherë agjentët e BKH dhe policia do të zbarkojnë në adresën e shtëpisë së ish zyrtarit për ta arrestuar, e nëse konfirmohet se Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri atëherë pritet që ish ministri të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Arben Ahmetaj sipas organit të posaçëm të akuzës ka kryer 6 herë veprën penale të korrupsionit, e cila dënohet nga 4 deri në 12 vjet burgim, ka pastruar para, një akuzë që dënohet nga 5 deri në 10 vjet heqje lirie, ndërsa refuzimi për të deklaruar të ardhurat parashikon një dënim me gjobë deri në 3 vjet burg.


https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights