📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
SERBIA TURKEY POLITICS DIPLOMACYTurkish president Recep Tayyip Erdogan looks on during his meeting with his counterpart Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade on September 7, 2022. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP) (Photo by ANDREJ ISAKOVIC/AFP via Getty Images)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një bisede telefonike, të vijojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Iranin, njoftoi sot Presidenca turke.

Erdogan theksoi rëndësinë e “shfrytëzimit maksimal të diplomacisë” dhe shprehu shpresën se negociatat me Iranin, vendin fqinj lindor të Turqisë, do të rifillojnë së shpejti, sipas një deklarate të zyrës së tij të komunikimit në X.

“Turqia do të mbështesë përpjekjet për avancimin e paqes”, thuhej më tej në deklaratë.

Një marrëveshje kuadër e arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mesin e qershorit skadoi dje.

Ajo synonte të hapte rrugën për një armëpushim, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një marrëveshje afatgjatë paqeje.

Megjithatë, deri tani nuk është shënuar ndonjë përparim i rëndësishëm diplomatik, ndërsa përpjekjet për të rifilluar negociatat kanë mbetur të bllokuara.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights