📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 20260813 101035 Facebook2 696x374

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të qarkut, përmes dronëve, radarëve dhe makinave inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror.

Gjatë periudhës 1-10 gusht 2026, si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa është pezulluar një leje drejtimi.

Në të njëjtën periudhë, Policia Rrugore ka vendosur gjithsej 1903 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Nga kontrollet, 693 masa janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 603 për parakalime të gabuara dhe 409 për ndalim ose qëndrim të gabuar të mjeteve.

Gjithashtu, janë vendosur 10 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 7 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, 3 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 2 për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Për shkelje të tjera të Kodit Rrugor janë vendosur 176 masa administrative.

Policia Rrugore e Gjirokastrës bën të ditur se monitorimet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet bashkëkohore të kontrollit dhe monitorimit.

Në fokus të kontrolleve mbeten veçanërisht drejtuesit që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë parakalime të gabuara.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights