📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Priske e madhe sd

Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe ka marrë përmasa më të mëdha dhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat e tyre.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe ullishte, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të përhapjes së vatrave.

Raportohet se është djegur edhe një shtepi e pabanuar, ndërsa tre familje janë evakuar për arsye sigurie.

Sipas banorëve të zonës, dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat pyjore të përfshira nga flakët dhe dyshohet se një pjesë e tyre mund të kenë ngordhur.

Përballë përhapjes së zjarrit, ndërhyrja po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Dy helikopterë janë angazhuar në operacion, duke marrë ujë nga Liqeni i Farkës dhe duke ndërhyrë mbi vatrat e zjarrit.

Ndërkohë, forcat tokësore ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa përhapja e zjarrit në drejtim të Lundrës ka shtuar shqetësimin për banorët e zonës, teksa tymi ka shkaktuar mjaft shqetësime për ta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights