📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Total solar eclipse

Eklipsi i plotë diellor që do të vërehet sot në Evropë, është i pari pas 20 vitesh.

Trajektorja, ku eklipsi do të jetë i plotë, kalon përmes Grënlandës, Islandës dhe një pjese të madhe të Spanjës veriore e Ishujve Baleare. Në vendet e tjera evropiane, përfshirë Shqipërinë, ngjarja do të shfaqet si një eklips i pjesshëm në orët e vona të pasdites.

Ekspertët këshillojnë që kjo ngjarje e rëndësishme astronomike, të vëzhgohet vetëm me syze të posaçme mbrojtëse, pasi syzet e diellit nuk mjaftojnë. Në Shqipëri fenomeni pritet të nisë rreth orës 19:30 dhe kulmin ta arrijë pak minuta më vonë, para perëndimit të diellit.

Specialistët rekomandojnë që eklipsi të shihet në vende të hapura dhe drejt perëndimit. Astronomët e cilësojnë këtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të dekadave të fundit në Evropë, ndërsa interesimi për ta ndjekur është i madh në shumë vende të kontinentit.

Errësimi i diellit pak para perëndimit pritet të jetë një spektakël i rrallë natyror i kësaj mbrëmjeje, ku çdokush ka mundësi për ta ndjekur dhe që do të zgjasë vetëm pak minuta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights