Gjykata penale e Damaskut e ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin sirian Bashar al-Assad
.Gjykata e Damaskut ka vendosur që ish-presidenti Bashar al-Assad duhet të “ndiqet penalisht në nivel ndërkombëtar”. Lajmin e raporton Al Arabiya.
Assad u shpall fajtor për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës civile në Siri.
Rënia e diktatorit erdhi pas marrjes së pushtetit në dhjetor 2024 nga presidenti aktual, Ahmad al-Sharaa, i mbështetur nga Turqia.
Assad u arratis në Moskë së bashku me familjen e tij.
