Janë shuar plotësisht zjarret që prej ditësh kanë përfshirë disa zona në Krujë, pas një beteje të gjatë të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të angazhuara në terren.
Ndërhyrja nga toka dhe ajri ka vijuar edhe gjatë orëve të natës, ndërsa me zbardhjen e ditës janë kryer kontrolle të vazhdueshme për të eliminuar çdo vatër të mbetur.
Pas përpjekjeve intensive, zjarret janë neutralizuar dhe situata në zonat e prekura paraqitet e qetë. Megjithatë, ekipet në terren vijojnë monitorimin.
