📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image

Tre vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se kanë vendosur lëndë plasëse në derën e banesës së një 72-vjeçari në Tufinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të 8 gushtit. Shpërthimi shkaktoi dëme të pakta materiale në banesë.

Djali i 72-vjeçarit kishte porositur mobilje dhe kishte dhënë një shumë parash si kapar. Por, sipas këtij versioni, ai nuk kishte marrë as mobiljet dhe as paratë e dhëna.

Kështu, në rrethana ende të paqarta dhe të çuditshme, tre vëllezërit kanë udhëtuar me makinë drejt Tufinës dhe kanë vendosur lëndën plasëse në derën e banesës.

Policia po punon për gjurmimin e automjetit përmes kamerave të sigurisë dhe për kapjen e tre të dyshuarve. Në kërkim janë shpallur E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights