Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Artur Shehut, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Cakrani ka njoftuar se pas daljes nga SPAK do të mbajë një konferencë për shtyp.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, paraqitja lidhet me çështjen e Zvernecit, ku Prokuroria e Posaçme po zhvillon hetime për dyshime mbi tjetërsimin e pronave.
