📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Veliaj burg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, takoi në paraburgimin e Durrësit avokatët e firmës ligjore angleze që e përfaqësojnë.

Qëllimi i takimit, ashtu siç bëri të ditur një prej avokatëve lidhet me dërgimin në Gjykatën e Strasburgut të çështjes së masës së sigurisë.

“Gjatë takimit të sotëm diskutuam aplikimin që synojmë të paraqesim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në emër të tij, për t’u ankuar lidhur me ndalimin dhe vazhdimin e mbajtjes së tij në paraburgim. Shpresojmë që vendimet që do të merren nga gjykatat shqiptare të përshpejtohen dhe procedurat të ecin sa më shpejt, në mënyrë që ai të lirohet dhe të mund të vazhdojë jetën e tij të përditshme, si edhe ushtrimin e funksionit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës”, tha avokati i Veliajt, Benjamin Brandon.

Ndreca, i cili përfaqëson interesat e Veliajt në gjykatat shqiptare tha se ankimi do dërgohet në Strasburg në shtator.

“Biseda e sotme ishte më së shumti në lidhje me aplikimin që do të bëjmë për çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Strasburgut. Korrëm një fitore në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë jo të gjitha pikat janë pranuar dhe për këto ne do të shkojmë në Strasburg”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.

Kryebashkiaku po gjykohet nga Gjykata e Posaçme për disa akuza mes të cilave korrupsioni e pastrimi i parave. Përmes disa reagimeve ai i ka mohuar ato dhe pretendon se është i pafajshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights