📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture 49 1024x569

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se ekonomia shqiptare ka vijuar trajektoren e rritjes dhe konsolidimit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Ai bëri të ditur se Shqipëria shënoi një rritje ekonomike prej 3.7% në tremujorin e parë, më të lartë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Sipas Malajt, parashikimi është që ekonomia të rritet me 4% deri në fund të vitit, ndërsa PBB-ja pritet të arrijë në 29 miliardë euro gjatë vitit 2026 dhe 35 miliardë euro deri në fund të mandatit.

Dua të ndaj me ju rezultate e gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Ky gjashtëmujor konfirmon se ecuria e ekonomisë shqiptarë vijojnë të ecë në një trajektore të qëndrueshëm rritje ekonomike dhe konsolidimi. Të dhënat paraprake tregojnë për një rritje të ndjeshme të të ardhurave, kemi një rritje të shpenzimeve publike, kemi përmirësim sa i përket formalizmit të ekonomisë dhe vazhdimit të trenit pozitiv sa i takon punësimit.

Shqipëria gjatë tremujorit të parë të 2026, ka shënuar një rritje prej 3.7 % më e larta sesa mesatarja e BP , por dhe e BE. Kemi një rrije ekonomike, e cila në fakt, sipas parashikimeve të financave do ketë deri në fund të vitit një rritje prej 4%, ku padyshim sektorët me kontributin më të madh janë sektorin e shërbimeve dhe sektori i investime, qofshin këto private apo publike. Parashikimi ynë është që deri në vitin 2026, PPB të arrijë në 29 miliardë euro, dhe pritshmëritë tona deri në fund të mandatit të shkojë në 35 miliardë euro“, tha ai.

Ministri i Financave deklaroi se të ardhurat totale të buxhetit gjatë periudhës janar-qershor 2026 arritën në 410 miliardë lekë.

Sipas tij, realizimi ishte 105% e planit të periudhës, ose 44.5 miliardë lekë më shumë në terma monetarë, krahasur me të njëjtën peridhë të vitit 2025.

Për sa i përket ecurisë së buxhetit, të ardhurat totale të realizuar gjatë periudhën janar-qershor 2026, arritën në masën 410 miliardë lekë, me realizmin 105 % të planit të periudhës ose e përkthyer ndryshe ne terma monetarë 44.5 miliardë lekë më shumë“, theksoi Malaj.

Në konferencë ishte prezent edhe kreu i doganave, Besmir Beja, i cili paralajmëroi se sistemi i doganave do përfarohet me atë të Bashkimit Europian, ndërsa paralajmëroi dhe një risi, që lidhet me përdorimin e inteligjencën artificiale.

Sistemi i ri i doganës shqiptare do jetë i përfaruar me ato të BE-së, pra do ketë një teknologji shumët ë ndryshe nga ajo që përdoret aktualisht. Siç e kam thënë, do jetë një sistem që do ketë në bazë inteligjencën artificiale“, theksoi ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights