📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture 168 770x368

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45 vjeçe dyshohet se është mbytur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se dyshohej se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit.

Rreth orës 09:00, ata bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45 vjeçe.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights