📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gjykata e fierit 1024x588

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për 2 prej vajzave që u përfshinë në rastin e rëndë të dhunimit të 17-vjeçares në Fier, ndërsa ndaj vajzës tjetër të përfshirë është caktuar masa “arrest shtëpie.

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçaren L.L. Ndaj një 15-vjeçareje me inicialet M.K. është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është urdhëruar trajtimi i detyruar në një spital psikiatrik.

Po ashtu, ndaj 15-vjeçares tjetër me inicialet K.D. është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë pritet t’i nënshtrohen shqyrtimit për vlerësim në Gjykatën e Fierit brenda afatit ligjor prej 72 orësh.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, pasi pamjet e dhunës ndaj të miturës u shpërndanë gjerësisht në internet. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights