📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Pirdeni 1024x554

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi në një konferencë për mediat se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e saj europiane.

Sipas ministres, reforma në administratën publike konsiderohet si “reforma mbi reformat”, pasi ajo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë sektorët, përfshirë edhe ekonominë. Pirdeni theksoi se vendi duhet të marrë masa të rëndësishme për të forcuar sistemin dhe për të përballuar me sukses fazat e negociatave dhe sfidat e anëtarësimit në BE.

“Ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Reforma mbi administratën publike është reformë mbi reformat, sepse ka impakt të drejtpërdrejtë mbi të gjithë sektorët, edhe ata të ekonomisë. Shqipëria duhet të marrë një sërë masash për të forcuar sistemin dhe që të ketë kapacitetin për të përballuar fazat e negociatave dhe sfidat e të qenit një vend anëtar në BE. Shtojmë fokusin te stafet tona, të cilat në përditshmëri ia kushtojnë punën shërbimit publik.”

Në këtë kuadër, vëmendja po përqendrohet te stafet e shërbimit publik, të cilat po mbështeten përmes transformimit të sistemit të pagave të nisur që nga viti 2023.

Ministrja nënvizoi se pagat janë indeksuar në përputhje me inflacionin dhe se kjo reformë ka shërbyer si shtyllë kryesore për rritjen e kapaciteteve njerëzore. Aktualisht, Shqipëria ka arritur të ketë një administratë me kapacitete të formuara mirë, duke përmbyllur një nga momentet kyçe të negociatave që lidhet me vlerësimin e piketave të ndërmjetme.

“Ju e dini që prej vitit 2023 Shqipëria ka nisur një transformim të sistemit të pagave. Ne kemi indeksuar pagat në përputhje me inflacionin. Reforma e pagave ka qenë kali i betejës për reformën tonë të kapaciteteve. Kemi qenë edhe një nga vendet që ka marrë nismën e rishikimit tërësor të pagave. Janë disa politika të pagave, që qëndrojnë në themel të këtij rishikimi. Sot sfidat me të cilat ne përballemi janë të mëdha. Shqipëria ka sot një administratë publike me kapacitete të formuara.”

Pirdeni siguroi se vendi është plotësisht i gatshëm për të avancuar me procesin, duke bërë me dije se tre prej kapitujve të tjerë të negociatave ndodhen tashmë në fazë përmbyllëse.

“Jemi në një fazë ku kemi përmbyllur një nga momentet kyçe të negociatave, që është vlerësimi i piketave të ndërmjetme. Shqipëria është e gatshme që të përmbyllë kapitujt e tjerë të negociatave, tre prej tyre janë në fazë përmbyllëse.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights