Pas rreth një muaji në arrati, zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës Danjel Gjura u arrestua nga policia mbrëmjen e së martës. Ndaj Danjel Gjurës organet e drejtësisë kanë ngritur akuza për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Kadastrës Dibër.
Më 17 qershor të këtij viti, Policia e Dibrës bëri me dije se pas një hetimi 7-mujor ishte zbardhur një skemë kriminale për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, ku implikoheshin 8 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, si dhe një notere.
Veç posteve drejtuese në ASHK Dibër, Danjel Gjura kandidoi për deputet në zgjedhjet e 2025 në siglën e Partisë Socialiste.
