📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Veliajjj

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë këtë të mërkurë, 8 korrik, me një kërkesë për përshpejtimin e procesit të rigjykimit të çështjes së tij, duke kërkuar gjithashtu që të merren në shqyrtim edhe parashtrimet e bëra pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Në dokumentin e depozituar pranë Gjykatës së Lartë, Veliaj thekson se shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar është i domosdoshëm për shkak të pasojave që, sipas tij, masa e sigurisë po sjell mbi lirinë personale, ushtrimin e mandatit të fituar me votë dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës.

“Kërkesa për përshpejtim nuk mbështetet në një interes abstrakt për shqyrtim të shpejtë, por në pasoja konkrete dhe të përditshme mbi lirinë personale, mbi ushtrimin e mandatit të fituar me votë dhe mbi funksionimin e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës”, thuhet në kërkesën e tij.

Veliaj argumenton se çdo zvarritje e procesit të rigjykimit ka pasoja të parikuperueshme për ushtrimin e detyrës së tij si kryebashkiak.

“Çdo vonesë në rigjykim nuk është, për rrjedhojë, thjesht vonesë procedurale; ajo konsumon vetë kohën e mandatit dhe e bën gjithnjë e më të pakthyeshme pasojën që masa e sigurimit ka prodhuar mbi ushtrimin e funksionit publik, si dhe të pazbatueshëm efektivisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, edhe një vendim eventualisht pozitiv i Gjykatës së Lartë, nëse jepet pasi koha reale e mandatit të jetë konsumuar në mënyrë të konsiderueshme ose pranë përfundimit, do të rrezikonte të mbetej pa efekt praktik, pasi nuk do të mund të rikthente në mënyrë reale periudhën e humbur të ushtrimit të mandatit, as të riparonte pasojën institucionale të krijuar nga pamundësimi faktik i funksionit të Kryetarit të Bashkisë dhe as cenimin e së drejtës së qytetarëve dhe zgjedhësve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi i zgjedhur prej tyre”, thuhet më tej në kërkesë.

Kujtojmë se më 4 maj të këtij viti, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese në lidhje me caktimin e masave të sigurisë.

Pas këtij vendimi, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, deklaroi se masa “arrest në burg” duhet të mbetet një masë përjashtimore dhe jo të shndërrohet në një praktikë të zakonshme, pasi, sipas këtij këndvështrimi, gjykata iu bind “urdhrit të Ramës” për të zbutur masat ndaj zyrtarëve të arrestuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Sipas SPAK, ai ka konsumuar disa vepra penale si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Në të njëjtin hetim, në akuzë është vënë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa si dhe disa biznesmenë. Veliaj dhe bashkëshortja e tij i mohojnë akuzat.

Përvec çështjes penale, kryebashkiaku është duke vijuar një betejë administrative me prokurorin Ols Dado, një prej hetuesve të dosjes së tij, ku kërkon shfuqizimin e dekretit që i ka dhënë statusin e magjistratit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights