Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet e larta malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 22/34 | Diell |
| Kukës | 18/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/33 | Diell |
| Dibër | 13/31 | Diell re shi |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 23/34 | Diell |
| Elbasan | 23/35 | Diell |
| Berat | 18/35 | Diell |
| Vlorë | 22/34 | Diell |
| Korçë | 16/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/35 | Diell |
| Sarandë | 23/33 | Diell |
