📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 07 06 at 11.35.30 AM 696x464

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, deklaroi se rekomandimet e miratuara nga Kuvendi për veprimtarinë e AMA-s janë kthyer në katër prioritete kryesore të punës së institucionit.

Gjatë shqyrtimit të projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025” në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Krasniqi theksoi se zhvillimet e shpejta teknologjike po ndryshojnë mënyrën e funksionimit dhe rregullimit të medias, ndaj edhe autoritetet rregullatore duhet të përshtatin vazhdimisht qasjen e tyre.

“Në një mjedis mediatik që transformohet me ritme të shpejta, ku zhvillimet teknologjike ndryshojnë mënyrën se si rregullohet media, edhe përgjigjja e autoriteteve rregullatore duhet të zhvillohet me të njëjtin ritëm”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi u ndal te rekomandimi për përmirësimin e kuadrit ligjor për reklamën institucionale dhe harmonizimin e tij me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, AMA monitoron volumin e reklamës në transmetimet audiovizive dhe në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, që prej janarit 2023 ka zgjeruar procesin e monitorimit të reklamës institucionale në katër televizionet kombëtare.

Të dhënat, tha Krasniqi, raportohen në Kuvend dhe publikohen në kanalet zyrtare të AMA-s, me synim garantimin e transparencës dhe forcimin e llogaridhënies institucionale.

“Për vitin 2025, reklamat institucionale kanë zënë 2,3% të volumit të përgjithshëm të reklamave në Top Channel, 1,9% në TV Klan, 2,9% në Vizion Plus dhe 13,86% në RTSH. Nuk ka rëndësi vetëm kush e publikon reklamën, por edhe origjina e fondeve publike dhe e drejta e qytetarëve për të ditur se si përdoren këto fonde”, theksoi ajo.

Krasniqi bëri të ditur se AMA ndodhet në proces konsultimi publik për aktet nënligjore që do të bëjnë të zbatueshëm kuadrin e ri ligjor. Këto përfshijnë projektrregulloren për komunikimet audio dhe audiovizive me natyrë tregtare, transparencën e fondeve publike për reklamën shtetërore, si dhe formularin vjetor të të dhënave për këtë kategori reklamash.

Krasniqi vuri në dukje se, krahas kuadrit ligjor, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit mbetet një element thelbësor për zbatimin efektiv të detyrimeve rregullatore.

“Nëse kuadri ligjor përfaqëson themelin e një autoriteti rregullator, kapacitetet profesionale të njerëzve që e zbatojnë atë janë garancia që ky kuadër të mos mbetet në letër. Rritja e kapaciteteve njerëzore në AMA nuk është trajtuar si një proces periodik, por si një investim strategjik i institucionit”, deklaroi Krasniqi.

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale miratoi projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për vitin 2025″ që do i paraqitet Kuvendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights