📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Helikopteriiii

Zjarri që ka përfshirë mbrëmjen e djeshme, 3 korrik, malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, deklaroi se situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, i cili e vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren.

Sipas tij, pavarësisht përmasave të zjarrit, aktualisht flakët nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni për neutralizimin e vatrës vijon pa ndërprerje.

Në terren janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga bashkitë e Lezhës dhe Vau i Dejës, si dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, të cilat po bashkëpunojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll. Ka mbërritur edhe një helikopter i ushtrisë,

Autoritetet bëjnë me dije se do të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen deri në shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights