Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Banorët e një lagjeje në Unazën Lindore, në zonën e Shkozës janë zgjuar ditën e sotme nga fadromat dhe mjetet e IKMT dhe policisë pasi banesat e tyre preken nga projekti i “Unazës së Re”.

Ndërkohë, banorët janë përplasur fizikisht me forcat e policisë pasi kundërshtojnë urdhrin e IKMT për prishjen e banesave, ndërsa ka pasur edhe ndërhyrje të FNSH për të siguruar ndërhyrjen.

Pronari i një banese që rrezikon shembjen, Andrea Suli deklaroi se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1996, ndërsa ai ka aplikaur për procesin e legalizimit prej kohësh por përgjigjja e marrë para 2 javësh ka qenë negative.

 

Sipas raportimit të gazetarit Marjus Merhori banorët nuk kanë problem me prishjen e banesave, por ata kërkojnë një kontratë ose bonus qeraje për t’u larguar.

Megjithatë, forcat e policisë kanë siguruar perimetrin pranë banesave, ndërsa fadroma e IKMT është bërë gati për të nisur procesin e shembjes.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights