Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar skandain e Ministrisë së Financave pasi kanë shpallur një tender 380 mijë euro, sipas tij për “shërbime propagande” e cila është e barabartë me pagën e 364 profesorëve.

 
Ky denoncim vjen fill pas protestës së zhvilluar nga pedagogët, situatë e cila ende vazhdon pasi kërkesat e këtyre të fundit nuk janë p#rmbushur nga qeveria.
 
Sipas Blushit “ky prokurim publik krejtësisht i panevojshëm” dhe “ka për qëllim të qartë blerjen e heshtjes së mediave për skandalet e pafundme të Qeverisë”.
 
Postimi i plotë: 
 
Skandali/ Ministria e Financave shpall tender 380 mijë euro për “shërbime propagande”, baraz me pagën e 364 profesorëve.
 
Në kulmin e krizës ekonomike dhe të rritjes abuzive të çmimeve, kur pedagogët dhe profesorët në të gjithë vendin janë ngritur në protestë për rritjen e pagave të tyre, Ministria e Financave shpall tender me vlerë 380 mijë euro për “shërbime propagande”. (37.500.000 lekë + TVSH)
 
Ky prokurim publik krejtësisht i panevojshëm, që ka për qëllim të qartë blerjen e heshtjes së mediave për skandalet e pafundme të Qeverisë, rrëzon përtokë pretendimin e gënjeshtërt të Edi Ramës dhe Delina Ibrahimaj se Buxheti i Shtetit nuk ka fonde për rritjen e pagave të profesorëve dhe pedagogëve.
 
Të shpërdorosh 380 mijë euro për propagandë mediatike në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, veçanërisht të 67% të popullsisë që jeton me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, është një krim i shëmtuar, që nxjerr zbuluar fytyrën e vërtetë të babëzisë, hajdutërisë dhe paligjshmërisë të kësaj Qeverie.
 
Tenderi 380 mijë euro, baraz me rrogën e 364 profesorëve, (paga mujore e një profesori është rreth 1043 euro në muaj) duhet anuluar menjëherë!
 
Kaloni këtë fond dhe fonde të tjera tenderash të panevojshëm, që do t’i denoncojmë një për një, për plotësimin e kërkesave të drejta dhe plotësisht të realizueshme të pedagogëve!
 
Shpenzimet e turpshme për “makiazhin” dhe kurimin e fytyrës së urryer të Qeverisë nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij nga llogaridhënia!
Për çdo abuzim dhe çdo qindarkë të vjedhur do të përgjigjen para popullit dhe drejtësisë!
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights