Pesë persona janë vrarë me aramë zjarri në qytetin verior gjerman Stade, ka njoftuar policia gjermane.
Një i dyshuar është arrestuar, raportoi agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur (dpa), duke cituar policinë. Motivi i sulmit ende nuk është i qartë.
Informacionet për viktimat apo motivin e të shtënave nuk janë ende të njohura.
Të shtënat ndodhën pranë një qendre për të rinj, duke shkaktuar një operacion të madh policor në rrugën Dankersstrasse, në jug të qendrës së qytetit.
Stade është një qytet që ndodhet rreth 40 kilometra në perëndim të Hamburgut, me një popullsi prej rreth 50,000 banorësh.
