📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
26dc trump venezuela01 photo ltgv superJumbo 696x464

Të paktën 1 450 persona kanë humbur jetën pas dy tërmeteve që goditën Venezuelën të mërkurën, sipas përditësimit më të fundit të autoriteteve, raportoi BBC.

Dje në mbrëmje, ligjvënësi i lartë Jorge Rodríguez njoftoi se edhe 3 150 persona të tjerë ishin raportuar të plagosur, duke theksuar se ekipet e shpëtimit ndodheshin në “orët kritike” për të shpëtuar jetë.

Ai shtoi se 774 ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet, ndërsa gjithsej 12 721 persona janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Në një komunikim me ekipet e huaja të shpëtimit dje në mbrëmje, presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez tha se, gjatë fundjavës janë shpëtuar 33 persona.

Më herët gjatë ditës, UNICEF vlerësoi se rreth 1,8 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë humanitare, si pasojë e katastrofës, përfshirë 680 000 fëmijë.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) vlerësoi gjithashtu se dëmi i drejtpërdrejtë fizik arrin në 6,7 miliardë dollarë ose rreth 6% të PBB-së së vendit.

Deri tani, autoritetet venezueliane kanë konfirmuar 1 450 viktima, por theksojnë se shifrat mbeten paraprake dhe nuk pasqyrojnë bilancin përfundimtar.

Menjëherë pas tërmeteve, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësoi se, numri i mundshëm i viktimave mund të variojë nga 10 000 deri në 100 000, bazuar në magnitudën e goditjeve dhe dendësinë e popullsisë në zonat e prekura.

Qeveria venezueliane, ende nuk ka dhënë një vlerësim përfundimtar të humbjeve njerëzore, ndërsa dhjetëra mijëra persona mbeten të zhdukur ose të paarritshëm.

Një faqe civile për personat e humbur raporton se mbi 46 000 njerëz, nuk mund të kontaktohen nga familjarët e tyre, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights