Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përfituar një leje të posaçme 48-orëshe nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të vizituar foshnjën e tij të porsalindur në maternitet.
Raportohet se leja është firmosur nga prokurori i çështjes, Ols Dado, dhe i lejon Veliajt të qëndrojë pranë bashkëshortes dhe foshnjës së porsalindur.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Sipas SPAK, ai ka konsumuar disa vepra penale si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Në të njëjtin hetim, në akuzë është vënë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa si dhe disa biznesmenë. Veliaj dhe bashkëshortja e tij i mohojnë akuzat.
Përvec çështjes penale, kryebashkiaku është duke vijuar një betejë administrative me prokurorin Ols Dado, një prej hetuesve të dosjes së tij, ku kërkon shfuqizimin e dekretit që i ka dhënë statusin e magjistratit.
