Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare ka vënë në lëvizje gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek e cila ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e një vile në fshatin Gjilekë Dhërm, e cila u sekuestrua nga SPAK pasi nga hetimet ka dyshime se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut.
Ish-zv.kryeministrja dyshohet se e ka përfituar si ryshfet nga kompania Eurocol të cilën e ka faporizuar në një tender kur ishte drejtoreshë e Albcontrol. Tare pretendon se vila është në pronësi të tij dhe e konsideron të padrejtë masën e sekuestros. Seanca për shqyrtimin e ankimimit do të mbahet më datë 30 qershor.
Belinda Balluku, ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve, korrupsion e pastrim parash.
