Është gjetur trupi i pajetë i Eglant Koçit, në fshatin Cerujë, midis Tiranës dhe Elbasanit, këtë të enjte, 18 qershor.
34-vjeçari u pa për herë të fundit pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, duke lëvizur me motor siç duket në këto pamje.
Ndërsa një tjetër foto e siguruar nga grupi hetimor, e tregonte atë në një servis mjetesh në orën 10:13 të së enjtes (4 qershor), përpara se të merrej peng.
Motomjeti u gjet nga specialistët e krimeve të rënda në policinë e Tiranës, pranë 5 majit.
Blutë kanë gjetur dhe ambientin ku është dërguar 34-vjeçari pasi është marrë peng, ambient nga i cili ka dalë 41-vjeçari Armand Shakaj me automjet, që dyshohet se ka marrë me vete të riun Koçi.
Ky automjet u kontrollua nga policia dhe në brendësi të tij u konstatuan njolla gjaku të cilat u dërguan për ekspertizë.
Lidhur me ngjarjen, deri më tai është arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit të krimit, i cili dhe rezulton i punësuar në lokalin e 41-vjeçarit, Armand Shakaj.
34-vjeçari Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobilieri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat kryesore mbi të cilat është fokusuar policia.
