U mbajt Konferenca përmbyllëse e programit “EU4Schools”, nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe zbatuar nga UNDP, gjatë të cilit janë riparuar dhe rindërtuar 63 objekte arsimore në 11 bashki të vendit, të prekura nga tërmeti i vitit 2019.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro falenderoi të gjithë partnerët që kanë kontribuar në realizimin e këtij programi, suksesi i të cilit është rezultat i një angazhimi shumë këmbëngulës dhe maksimal të të gjithë palëve.
Më tej, gjatë këtij takimi me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministres Albana Koçiu, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato dhe partnerë të Bashkimit Europian, UNDP, etj, dha detaje mbi punën për realizimin e këtij programi që është i prekshëm për 25 mijë fëmijë në 11 bashki të vendit.
Standardet që kemi vendosur së bashku në EU4Schools, po i aplikojmë në çdo investim të shkollave që po bëjmë në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka asnjë dallim mes shkollave në qendrat urbane me ato në zona pak më të largëta. Dhe janë plot 42 objekte të reja arsimore që do të përfundojnë në të gjithë Shqipërinë, shkolla të reja apo të rindërtuara, me kushtet e nevojshme për procesin mësimor dhe përtej për programin Pas Shkolle”, vijoi ministrja Kumbaro.
Në fund të takimit, ministrja Kumbaro theksoi se me mbylljen e kapitullin EU4Schools, në të vërtetë po hapet një kapitull i ri ku partneriteti mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojë të japë fryte konkrete për qytetarët.
