Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike të ushtruar ndaj P. C, i incident i regjistruar të hënën e 15 qershorit në ambientet e GJKKO.
Raportohet se çështja po hetohet për kanosje dhe dhunë ndaj dëshmitarit dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Personat e mësipërm u arrestuan si autorë të dyshuar për vrasjen e të riut Renis Dobra.
Më 8 korrik të 2025, Renis Dobra u mor peng, u mbyt dhe u hodh se bashku me makinën e tij në liqenin e Shkopetit. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
Pas ngjarjes, policia arrestoi tre vëllezër nga Tropoja, të dyshuar për ngjarjen. Pjesë e organizmit të rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë edhe P.C, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes.
