📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 06 15 120252 696x411

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Punësimin shqyrtoi sot projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me paketën e re energjetike të Bashkimit Evropian dhe krijimin e një tregu më konkurrues e të integruar të energjisë.

Gjatë prezantimit të projektligjit, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, tha se nisma synon garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike për konsumatorët, përmes forcimit të konkurrencës në treg, rritjes së mbrojtjes së konsumatorëve dhe nxitjes së investimeve në energjinë e rinovueshme.

Sipas saj, projektligji përfshin dispozita të Paketës së Energjisë së Pastër të BE-së (Clean Energy Package), duke reflektuar direktivat dhe rregulloret evropiane që lidhen me funksionimin e tregut të energjisë elektrike, sigurinë e furnizimit dhe integrimin rajonal të tregjeve energjetike.

Projektligji parashikon krijimin e një kuadri të ri ligjor që mbështet prodhimin e decentralizuar të energjisë nga burimet e rinovueshme, zhvillimin e kapaciteteve të depozitimit të energjisë, instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për menaxhimin dhe digjitalizimin e sistemit energjetik.

Një tjetër element i rëndësishëm i nismës, sipas zv.ministers është fuqizimi i rolit të konsumatorit në tregun e energjisë, duke krijuar mundësi për pjesëmarrje aktive përmes modeleve të reja të biznesit, si shkëmbimi i energjisë ndërmjet konsumatorëve, komunitetet energjetike dhe agregatorët.

Projektligji synon gjithashtu krijimin e tregjeve më të integruara dhe konkurruese të energjisë elektrike, vendosjen e rregullave të drejta për shkëmbimet ndërkufitare të energjisë, si dhe ruajtjen e çmimeve të rregulluara për familjet, klientët në nevojë dhe ndërmarrjet e vogla, në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Muçaj theksoi se, ndryshimet e propozuara do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së furnizimit, dekarbonizimin e ekonomisë, forcimin e integrimit të Shqipërisë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë, si dhe në përmbushjen e objektivave afatgjata të vendit për energjinë dhe klimën.

“Ndryshimet që paraqiten në draftligjin e ri japin një mbështetje të jashtëzakonshme për zhvillimet më të fundit teknologjike dhe kërkesat e tranzicionit energjetik drejt një ekonomie më të elektrifikuar dhe, në të njëjtën kohë, më të dekarbonizuar. Kjo arrihet duke shfrytëzuar dhe rritur kapacitetet tona prodhuese, si dhe duke mundësuar përfshirjen e konsumatorëve në prodhimin e energjisë së rinovueshme në vend. Draftligji përfshin gjithashtu role të reja, si ato të depozitimit të energjisë, me detyra dhe të drejta të përcaktuara qartë, si dhe elektromobilitetin dhe sistemet inteligjente të matjes. Këto krijojnë një efekt zinxhir, që nga reduktimi i humbjeve dhe rritja e transparencës në të gjithë zinxhirin e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, deri te garantimi i një sistemi energjetik të digjitalizuar, fleksibël dhe me emetime që synojnë neutralitetin klimatik. Gjithashtu, ky draftligj parashikon detyrime të reja edhe për Entin Rregullator të Energjisë (ERE), i cili merr një rol më të zgjeruar dhe më të rëndësishëm në zhvillimin e rregullave të tregut, monitorimin dhe garantimin e konkurrencës për të gjithë operatorët që veprojnë në treg, duke përcaktuar rregulla të detajuara për licencimin, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe çështje të tjera rregullatore”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights