SPAK kërkon 15 vite burg për Bijan Pooladrag, iranianin që dyshohet për sulme terroriste në vendin tonë.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe SPAK kërkoi 10 vite burg në përfundim.
Ai akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
Kujtojmë këtu se Pooladrag është ndaluar nga policia shqiptare pasi dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar muxhahedinët në Manzë.
https://www.facebook.com/blueledED/

