Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri ne Velipoje.
Si pasojë e sherrit, një person ka mbetur i dhunuar dhe është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Mësohet se janë identifikuar palët e përfshira në konflikt, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit që ka qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
