Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD Agron Gjekmarkaj është takuar sot me ambasadorin e Austrisë Christian Steiner.foto galeri

Gjekmarkaj ndaj momente nga ky takim, për të cilin shkruan se ishte një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfidën e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian.

foto galeri

 

Po kështu sipas tij, zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur, principet demokratike, venomet legale, vlerat dhe aleancat me botën perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar.

 

foto galeri

“Takim mbresëlënës sot me Ambasadorin e Republikës Federale Austriake Christian Steiner.
Një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfidën e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian si një finalizim i kahershëm për kthimin e vendit tonë tek rrënjët dhe identiteti i vet historik. 

foto galeri

Austria ka qenë gjithmonë në anën e kombit tonë. Ne i referohemi shpesh së kaluarës po jo gjithmonë me të njëjtën dëshirë. Kur kujtojmë lidhjet dhe ndihmën në shtetformimin tonë e po aq kontributin në disiplinat albanologjike, emocionohemi me mirënjohje.

foto galeri

Zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur, principet demokratike, venomet legale, vlerat dhe aleancat me botën perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar. Nuk mund të ketë demokraci të fortë pa një opozitë të tillë. Po kaq e vura në dijeni shkëlqesinë e tij për të gjitha përpjekjet që PD bën për reformat, sundimin e ligjit dhe standardet demokratike shpesh të rrezikuara”, shkruan Gjekmarkaj.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights