Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa
përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me
valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:

