📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
LiqeniShkodr

Një tjetër arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë është shënuar ditën e sotme.

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Ndërkufitare e Biosferës nga UNESCO, duke u përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) bën me dije se ky vlerësim ndërkombëtar njeh vlerat e jashtëzakonshme natyrore të një prej ekosistemeve më të rëndësishme në Ballkan dhe forcon përkushtimin për mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëjetesën harmonike mes njeriut dhe natyrës.

“Një thesar natyror i Shqipërisë, tashmë i vlerësuar si pasuri me rëndësi globale. Një vend ku natyra, biodiversiteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm ecin krah për krah”, thuhet në njoftimin e MIA-s.

Njëherësh, edhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e cilësoi këtë një lajm të madh për Shqipërinë dhe trashëgiminë tonë natyrore.

“Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Ndërkufitare e Biosferës nga UNESCO, duke u bërë pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vlerësim njeh rëndësinë globale të një prej ekosistemeve më të pasura në Ballkan dhe konfirmon angazhimin për ruajtjen e natyrës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e biodiversitetit”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights