📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 06 05 at 12 sd

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për protestat e vazhdueshme për projektin në Zvërnec.

Berisha u shpreh se PD e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar, ndërsa theksoi ne ata nuk janë të përfshirë politikisht në këto tubime.

“E mbështesim të drejtën e qytetarit për protestë. Qëndrimi ynë është ky: ajo është një protestë, jo e thirrur nga PD. Nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD.

Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë. Qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës. Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap që mund të krijojë debat të çfarëdollojshëm. Ne e respektojmë.

Theksojmë se qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme. PD ka agjendën e saj të protestave. Kur ajo thërret në protestë, është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të angazhohen. Në këtë kontekst, ne e respektojmë plotësisht protestën”, u shpreh Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights